Flash News

Bota

Gratë ruse protestojnë kundër Putinit: Bijtë tanë në front pa trajnim, i çuan si qengjat në thertore

Gratë ruse protestojnë kundër Putinit: Bijtë tanë

Një grup nënash dhe grash ruse kanë përcjellë një mesazh për Presidentin Vladimir Putin. Ato kanë kërkuar që ai të mos i dërgojë më në front burrat dhe bijtë e tyre, në një kohë që humbjet për ushtrinë ruse në Ukrainë kanë qenë shumë të mëdha.

Sipas tyre personat që po dërgohen në front nuk kanë marrë asnjë trajnim paraprak apo mjetet e duhura ushtarake. Në një video të shpërndarë nga kanali i pavarur rus Telegram SOTA, gratë thanë se familjarët e tyre ishin “detyruar t’i bashkoheshin grupeve të sulmit” në fillim të marsit paçka se kishin kryer vetëm katër ditë stërvitje.

“Burri im ndodhet në vijën e kontaktit me armikun. Njerëzit tanë po dërgohen si qengja në thertore për të sulmuar zonat e fortifikuara kundër armikut të armatosur rëndë. Ne kërkojmë që të tërhiqni djemtë tanë nga linja e sulmit dhe t’i siguroni ushtrisë mjete dhe municione”, ka deklaruar njëra prej tyre.

 

Të fundit