Flash News

Bota

Greqi/ Festat e fundvitit, karantinë 10 ditore për të gjithë udhëtarët

Greqi/ Festat e fundvitit, karantinë 10 ditore për të gjithë
Foto ilustruese/ Aeroporti i Athinës

Greqia ka njoftuar sot masat e reja në kuadër të parandalimit të Covid-19. Të gjithë qytetarët që do të shkojnë në Greqi nga data 18 dhjetor deri në 7 janar 2021 do të duhet të qëndrojnë në karantinë 10 ditë.

Deri më tani karantina në Greqi për të gjithë shtetasit që shkonin ishte 7 ditë, por festat kanë ndikuar në zgjatjen e saj.


Mediet greke 'Protothema' raportojnë se askush nuk përjashtohet nga masa paraprake e karantinës, edhe nëse është një student që kthehet për pushime nga jashtë, apo dikush që udhëton për biznes ose arsye të tjera.

Të fundit