Flash News

Bota

Greqia merr vendimin për bluzat e bardha: Kush nuk vaksinohet, pezullohet nga puna!

Greqia merr vendimin për bluzat e bardha: Kush nuk vaksinohet, pezullohet
Foto Ilustruese

Greqia ka vendosur masë për të gjithë punonjësit e bluzave të bardha që nuk pranojnë të vaksinohen. Ata të cilët rezultojnë ende të paimunizuar do të pezullohen nga detyra.

Mediat greke raportojnë se afro 10 mijë punonjës të reparteve shëndetësore nuk kanë kryer ende vaksinimin. Në bazë të ligjit për vaksinimin e detyrueshëm, punonjësit janë të detyruar të largohen nga detyra si për mbrojtjen e pacientëve të cilëve iu shërbejnë edhe por mbrojtjen e vetes.

Zbatimi i masës së pezullimit pë bluzat e bardha nis nga sot. Autoritetet qeveritare janë të shqetësuar se si do të lihen jashtë një pjesë e punonjësve të pavaksinuar dhe sido të arrijnë të mbushi boshllëqet në qendrat shëndetësore dhe nëpër spitale.

Ndryshimi i stafetës në Ministrinë e Shëndetësisë në 24 orët e fundit ka çuar në mënyrë joformale mënyrën se si do të zbatohet plani. Sidoqoftë, në ditët e mëparshme, skadimi i afatit të caktuar deri më 1 shtator për vaksinimin ose caktimin e një takimi, kontribuoi në vaksinimin për një pjesë të  punonjësve të shëndetësisë.

 

Të fundit