Bota

Greqia ngre gardhin metalik në kufirin me Turqinë

Greqia ngre gardhin metalik në kufirin me Turqinë

Ka përparuar puna për ndërtimin e gardhit në kufirin greko-turk në Evros. Është parashikuar që ndërtimi i tij do të përfundojë në muajin prill të 2021. Gardhi i ri do të përbëhet nga një parmak i fortë çeliku metali. 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, u informua sot në lidhje me ecurinë e punimeve të ndërtimit të gardhit.

“Ndërtimi i gardhit të ri në kufirin greko-turk në Evros ishte më e pakta që qeveria mund të bënte për t’i bërë qytetarët grekë të ndiheshin të sigurt”, tha Mitsotakis.

Ky projekt synon të shmangë një përsëritje të tensioneve të marsit të kaluar kur mijëra migrantë u përpoqën të kapërcenin gardhin dhe të hynin në tokën e BE.

Gardhi  do të ketë një gjatësi totale prej 27 kilometrash dhe tetë kulla vëzhgime të ngritura që do të ndërtohen për t'u përdorur nga ushtri

Greqia ngre gardhin metalik në kufirin me Turqinë

a greke. Gjithashtu do të riparohet edhe pjesa ekzistuese e gardhit.

Ditari politik

Të fundit