Flash News

Bota

Gruaja 105-vjeçare në Turqi mposht Covid-19, vetëm për pesë ditë

Gruaja 105-vjeçare në Turqi mposht Covid-19, vetëm për
Gruaja Huriye Başkapan

Një grua 105-vjeçare në Turqi ka fituar betejën me Covid-19 dhe vetëm në pesë ditë.

Mediat vendase raportojnë se gruaja Huriye Başkapan sapo kishte mbërritur në shtëpinë verore të djalit të saj në rrethin Şile të Stambollit në mënyrë që të shmangte turmat papritmas u ndje e lodhur dhe humbi oreksin.

Familjarët e dërguan për diagnostikim në spital, nga ku dhe rezultoi e infektuar. Ajo u shtrua në spital pasi shfaqi probleme me mëlçinë dhe veshkat. Gruaja u shërua nga virusi pas pesë ditësh.

Për mjekët, shërimi i Başkapan ishte gjithashtu një surprizë, pasi ajo vuante nga disa sëmundje kronike, duke e vënë atë edhe më shumë në rrezik.

Të fundit