Flash News

Bota

‘Hakmerret’ Putin/ Shpërthime në Kiev, 8 të vdekur dhe 24 të plagosur

‘Hakmerret’ Putin/ Shpërthime në Kiev, 8 të vdekur

Një sulm me raketa është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Kievit në Ukrainë.

BBC raporton se të paktën 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa. Shifrat janë raportuar nga zv.ministri i Brendshëm ukrainas.

Gjashtë makina u dogjën pas sulmit dhe mbi 15 automjete u dëmtuan.

Rreth 30 punonjës të shërbimit të urgjencës dhe gjashtë njësi reagimi ndoqën vendin e ngjarjes në rrethin Shevchenkivsky të Kievit.

Të fundit