Flash News

Bota

Hezbollah konfirmon vrasjen e komandantit të lartë Fuad Shukr

Hezbollah konfirmon vrasjen e komandantit të lartë Fuad Shukr

Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi vrasjen e komandantit të lartë ushtarak Fuad Shukr.

Ky konfirmim vjen më shumë se 24 orë pasi një sulm nga Izraeli goditi një ndërtesë në periferinë jugore të kryeqytetit libanez ku ai ndodhej.

Grupi njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm i tyre Hassan Nasrallah, do të mbante një fjalim me rastin e funeralit të komandantit Shukr, të enjten.

Trupi i komandantit të Hezbollahut u gjet në rrënojat e një ndërtese në periferinë jugore të Bejrutit, të mërkurën.

 

 

 

Të fundit