Flash News

Bota

Holanda do të dërgojë raketa kundërajrore dhe armë në Ukrainë

Holanda do të dërgojë raketa kundërajrore dhe armë

Ministria holandeze e Mbrojtjes thotë se po dërgon raketa kundërajrore dhe armë për të ndihmuar forcat ukrainase të luftojnë Rusinë.

Në një letër drejtuar parlamentit holandez, ministria tha se ata morën "kërkesa shtesë për pajisje ushtarake nga Ukraina" dhe do të furnizojnë Ukrainën me 200 raketa anti-ajrore Stinger sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dorëzimi i planifikuar i mallrave ushtarake ishte dhe synohet për vetëmbrojtje të Ukrainës kundër sulmit të armatosur nga Rusia”, thuhej në letër.

Ministria tha se disa nga pajisjet tashmë janë dërguar të shtunën, duke përfshirë armë snajpera dhe helmeta.

Të shtunën në mëngjes, presidenti i Ukrainës shkroi në Twitter se kishte një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe se "armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë".

 

Të fundit