Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Papa mbron të drejtat e homoseksualëve ndërsa vazhdon diskriminimin brenda kishës. Pse homoseksualiteti vazhdon të mbetet një tabu për kishën katolike?
Kjo ndodhi duke u kthyer me avion nga Rio për në Romë. Pas Takimit mbresëlënës Botëror të Rinisë në Copacabana në korrik 2013 Papa Françesku iu kthye gazetarëve në aeroplan dhe i pyeti: "Kush jam unë, që të gjykoj për homoseksualët?"
Tani shtatë vjet më vonë ai thotë më shumë. Në filmin e ri dokumentar "Françesku", Papa thotë: "Homoseksualët kanë të drejtë të jetojnë në familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtën për një familje". Askush nuk duhet të përjashtohet për shkak të orientimit të tij seksual.
Martesë homoseksuale, jo falemnderit
Askush? As priftërinjtë katolikë dhe as besimtarët? Një gjë është e sigurtë: marrëdhënia e kishës katolike me homoseksualitetin është e karakterizuar nga kontradikta dhe një moral i dyfishtë.

Sepse i njëjti Françesk, i cili mbron partneritetin e ligjshëm për homoseksualët, refuzon martesën homoseksuale. Dhe i njëjti Françesk, që kritikon përjashtimin për shkak të orientimit seksual, u mohon priftërinjve homoseksualë të drejtën për një vend në seminar.
Gjithsesi, në kontradiktat e tij Papa i ka mbetur besnik vetvetes. Që kur ishte kryepeshkop i Buenos Airesit (1998 deri 2013), ai u angazhua për mbrojtjen me ligj të partneritetit për homoseksualët. Sidoqoftë në radhë të parë për të parandaluar një barazi më të zgjeruar, si martesën homoseksuale.
Strategjia dështoi: Më 5 maj 2010 parlamenti argjentinas aprovoi lejimin të martesave të të njëjtës gjini në nivel kombëtar. Shumë vende të tjera ndoqën shembullin e saj, Gjermania më 1 tetor 2017.
Pa vend në seminarin e priftërinjve
Në dallim me barazinë juridike, homoseksualiteti është dhe mbetet një tabu brenda kishës katolike. Në mars 2015 ishte Françesku, që largoi një prift polak në Vatikan, pasi ai shpalli në mënyrë spektakolare orientimin e tij seksual.
Në librin me intervista "Forca e vokacionit" botuar në 2018 nga misionari spanjoll i urdhërit Zemra e Marisë, Fernando Prado, Papa bën të qartë: "Në jetën e shenjtë dhe meshtare nuk ka vend për këtë lloj dashurie. Njerëzit me prirje të tilla nuk duhet të pranohen në urdhërat fetarë dhe seminaret e priftërinjve."
Në pritje të bekimit para altarit
Edhe homoseksualët laikë përjashtohen në kishën katolike. Komiteti Qendror i Katolikëve, që përfaqëson katolikët laikë në Gjermani, kërkon prej vitesh që çiftet e së njëjtës gjini "të mos privohen nga efekti i fuqishëm i ritualeve të bekimit".
"Ne jemi të përkushtuar që në një të ardhme të afërt të kemi një rit zyrtar për bekimin e çifteve homoseksuale", është kërkesa zyrtare e ZdK. Ndoshta shpresa nuk është e pabazuar.
Prifti nga Mannheim-i Theo Hipp sheh në nismën e re të Papa Françeskut së paku një tentativë tjetër për të ringjallur debatin e vështirë për homoseksualitetin në kishë. Ai është i bindur se "Françesku do të shkruante në regjistrin e çdo prifti, se duhet të angazhohet për një jetë në dinjitet dhe për siguri ligjore të homoseksualëve". Ky qëndrim do të ketë ndikim kishtar dhe politik.
Kisha botërore konservatore
Hipp duhet ta dijë, sepse ai përgatit për punën e përditsme në famullinë e tyre priftërinjtë e shumtë nga Polonia, Brazili, India, Tanzania dhe vendet e tjera, të cilët vijnë në Gjermani për shkak të mungesës së priftërinjve në kishën katolike.
Pothuajse gjysma e 1.3 miliard katolikëve në botë jetojnë në kontinentin amerikan, veçanërisht në Amerikën Latine. Në Evropë rreth 20 përqind e popullsisë deklarohen katolikë. Por ndërsa numri i katolikëve në Evropë është në rënie të vazhdueshme, Azia dhe Afrika, sipas shërbimit të shtypit të Vatikanit Fides, shënojnë ritme të forta rritjeje. Në Afrikë përqindja tani është rreth 18 përqind.
"Katolikët Afrikanë hidhërohen shumë"
Por pikërisht në rajonet me rritje deklaratat e fundit të Françeskut mund të shkaktojnë gjithçka, por jo entuziazëm. "Katolikët afrikanë apo të krishterët në Lindjen e Mesme hidhen përpjetë, kur u thuhet se partneritetet e gjinisë së njëjtë duhet të barazohen me martesën", thotë prifti Hipp. Ai e di se "kur bëhet fjalë për ndryshime në kishën botërore, ata ulen me Papën në tryezë".
Megjithë kundërshtimin rigoroz të dogmatikëve në Vatikan dhe personaliteteve konservatore sidomos në Azi dhe Afrikë, Hipp e konsideron të domosdoshëm debatin e mëtejshëm të kishës për temën e homoseksualitetit.
Lëndime të thella
"Kjo do të çojë në një proces sqarimi, që do t'ua bëjë të qartë disave se ne në kishë po prodhojmë vërtet gjëra jo njerëzore me dogmatikën tonë," thotë ai. "Është mirë, që nuk kemi fuqi politike".
Katoliku Alexander Vogt mund t'i dëshmojë këto lëndime të thella. "Ne jemi gëzuar, por edhe kemi pritur shumë gjatë për këto fjalë", tha kryetari i grupit të përfaqësimit të interesave të lezbikeve dhe homoseksualëve në partitë e Unionit CDU dhe CSU (LSU) në një intervistë me DW.
"Unë pres që Papa të na shprehë disa fjalë keqardhjeje. Sepse mësimet e kishës katolike në të kaluarën kanë shkaktuar shumë vuajtje dhe dhimbje në mesin e besimtarëve homoseksualë."/dw
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38