Flash News

Bota

Hoqi përparësinë e ligjit të BE-së, blloku nis veprimet ligjore kundër Polonisë

Hoqi përparësinë e ligjit të BE-së, blloku nis veprimetBrukseli ka nisur sot veprimet ligjore kundër Polonisë pas mosmarrëveshjes rreth përparësisë së ligjit të BE-së në vend.

Në tetor, Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi se anëtarësimi i vendit në BE nuk u jep gjykatave të bllokut autoritetin suprem ligjor.

Vendimi ndezi zemërim në Bruksel dhe dëmtoi më tej marrëdhëniet tashmë të trazuara të Polonisë me drejtuesit e BE-së.

Komisioni Evropian tha se kishte "shqetësime serioze" lidhur me vendimin dhe tha se kishte filluar një "procedurë shkeljeje".

Gjithashtu shtoi se vendimi ishte në shkelje të traktateve të BE-së dhe u mohoi individëve para gjykatave polake "të drejtën për mbrojtje efektive gjyqësore".

“Më në fund, Komisioni ka dyshime serioze për pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë, raportojnë mediat e huaja.

Të fundit