Flash News

Bota

Humb jetën senatori Republikan që shërbeu për 7 mandate

Humb jetën senatori Republikan që shërbeu për 7 mandate

Senatori Orrin Hatch, Republikani i shtetit Utah, i cili luftoi për kauza të krahut të djathtë në një karrierë shtatë-mandatëshe, ka ndërruar jetë. Ai ishte 88 vjeç.

Hatch pa gjashtë presidentë të hynin në shtëpinë e Bardhë, në një karrierë në Senat që korrespondoi me ngritjen e lëvizjes konservatore në Amerikë, sipas New York Times.

Ai ishte Republikani më jetëgjatë dhe senatori i gjashtë më jetëgjatë në historinë e Senatit, një arritje unike e bërë edhe më e shquar nga fakti se, përveç një kandidimi për nominimin presidencial Republikan në vitin 2000, ishte e vetmja zyrë që kishte kërkuar ndonjëherë.

Ai u zgjodh në Senat në vitin 1976 dhe qëndroi aty për 42 vite.

 

Të fundit