Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Me zgjatjen e masave kufizuese jopopullore, qeveria gjermane tregohet e gatshme të paguajë çmim politik për të mos rrezikuar jetën e njerëzve. Me këtë Gjermania dallohet nga shtete të tjera evropiane, shkruan Auron Dodi.
Qeveria gjermane vendosi t'i zgjasë sërish masat kufizuese të lirisë së qytetarëve për shkak të Covid-19. Mbyllja e fortë e jetës publike e nisur në 16 nëntor do të vazhdojë kështu deri në 7 mars. Deri në këtë datë do të ketë vetëm pak lehtësime: prej 22 shkurtit në disa lande do të hapen, për prani fizike, shkollat fillore dhe klasat e maturës, që tani e bëjnë mësimin online. Që prej 1 marsit do të lejohet të hapen parukeritë e berberanat.
Por për shumicën e të prekurve, për hotelerinë e gastronominë, aktivitetet kulturore e palestrat do të diskutohet për herë të parë vetëm në 3 mars, në takimin e ri të kancelares me kryeministrat rajonalë. Kriteret për hapjen madje u ashpërsuan: deri tani thuhej se hapja e tyre do të ndodhë kur të kemi jo më shumë se 50 infektime të reja për 100.000 banorë. Tani u vendos që hapja do të bëhet vetëm kur të ketë 35 infektime të reja për 100.000 banorë.
Masat aktuale kufizuese kanë pasur sukses. Incidenca shtatëditore të shtunën (12.02.) ishte 60,1 infektime për 100.000 banorë. Një rënie e konsiderueshme që nga 16 dhjetori, kur nisi mbyllja e dytë e fortë e Gjermanisë dhe kur incidenca për 100.000 banorë ishte mbi 197,6 (22.12.) vetë. Por ulja e numrit të infektimeve ecën vetëm ngadalë.
Deri tani, pjesa më e madhe e gjermanëve i kanë duruar pa kundërshti të madhe masat kufizuese. Deri pak javë më parë, mbi gjysma e gjermanëve deklaronte në sondazhe se masat janë me vend, ndërsa për rreth 28 përqind të gjermanëve kishte vend për t'i ashpërsuar masat edhe më tej.
Klima në popull po ndryshon: shtohet pesimizmi
Por tani duket se klima në popull po ndryshon. Gjysma të pyeturve në mes të janarit 2021 druhet se pandemia nuk do të vihet dot nën kontroll. Durimi i qytetarëve për masat e qeverisë po i afrohet fundit. Këtë e sugjeron një sondazh i Institutit të njohur demoskopik Allensbach.
"Ka një rënie të dukshme të pranimit" për masat e qeverisë, konstatohet. Njerëzit gëzohen që shifrat e infektimeve po bien. Problemi është se kjo nuk pasqyrohet pozitivisht në jetën e tyre personale. 70 përqind e gjermanëve janë të shqetësuar për pasojat ekonomike të pandemisë. Për herë të parë janë shtuar shqetësimet për papunësinë, për rënien e të ardhurave dhe varfërinë në pleqëri. Mbi të gjitha mungon perspektiva. Familjet dhe sipërmarrjet e vogla e kanë të vështirë të bëjnë plane për kohën e ardhshme.
Kërkesës këmbëngulëse të njerëzve për një plan me shkallë të qeverisë për daljen nga situata, politikanët i përgjigjen me të njëjtën këmbëngulje se agresiviteti i varianteve të reja të virusit nuk të lejon të bësh parashikime të mëdha.
Në Gjermani janë të pranishme tani të gjitha variantet e njohura të virusit Covid-19: varianti britanik, ai afrikanojugor dhe ai brazilian. Mutacionet janë ende pak të përhapura, përbëjnë 5-6 përqind të rasteve, por rreziku mbetet. Për këtë Bavaria po shqyrton edhe mbylljen e kufijve, me Çekinë dhe Austrinë, ku variantet e virusit janë më të përhapura. Kancelarja Merkel tha se agresiviteti i këtyre varianteve "mund të shkatërrojë çdo sukses" të arritur nga mbyllja për muaj me radhë.
Kritikat ndaj qeverisë shtohen
Askund, as në Gjermani masat kufizuese nuk janë popullore dhe mjeti më legjitim ku njerëzit e shprehin pakënaqësinë është vota. Gjermania ndodhet para disa zgjedhjeve: zgjedhjeve rajonale në dy lande, në Baden-Württemberg dhe në Rheinland-Pfalz për katër javë dhe zgjedhjeve parlamentare kombëtare, për shtatë muaj e gjysëm. Dhe në prag të tyre, debati politik në Gjermani ka nisur të ashpërsohet dukshëm.
Qeveria deri tani e mbrojtur nga sulmet, kritikohet si përgjegjëse për disa gjëra:
Për ritmet e vaksinimit. Gjermania paraqitet për vaksinimin më mirë se Franca apo shtete të tjera evropiane. Por kjo nuk e ndryshon faktin që këtu janë vaksinuar pak vetë: 2,99 përqind e popullatës apo 2 milionë e 490 mijë vetë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, gjysma e tyre edhe dozën e dytë. Krahasimet bëhen me SHBA, me Izraelin dhe me Britaninë e Madhe. Por fakt është që edhe Bideni e kritikoi këto ditë Trumpin se kishte porosituar pak vaksina. Edhe Izraeli, kampion në vaksinim, nuk e ka shmangur dot valën e tretë të pandemisë.
Vetë ministri i Financave të Gjermanisë, Olaf Scholz, njëkohësisht kandidat për kancelar i partisë socialdemokrate (SPD) pranoi se "duhet të kishim porositur më herët dhe më shumë vaksina, këtu nuk ka gjë për të zbukuruar".
Për vonesën e ndihmave financiare. Ka mjaft ankesa, sidomos nga sipërmarrjet e vogla se nuk i kanë marrë ende ndihmat e premtuara që në nëntor nga shteti. Sipas Institutit demoskopik Allensbach, njerëzit shohin hendek midis deklaratave të qeverisë dhe realitetit p.sh. të sipërmarrësve të vegjël me profesion të lirë. Ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier kërkoi për këtë temë një samit të posaçëm.
Qeveria gjermane merr përsipër çmimin politik
Qeveria gjermane e ka marrë përsipër çmimin e mundshëm politik për masat kufizuese. Përballë alternativës: ose humbje votash ose rrezikim i jetës së qytetarëve nga mbingarkimi i sistemit shëndetësor gjerman (i cili pastaj duhet të vendosë se cilët të infektuar do të jetë e mundur të mjekohen e cilët jo), qeveria po tregohet e gatshme të rrezikojë mbështetjen politike.
Shtete evropiane, si Austria nuk po tregohen të gatshme të paguajnë faturën politike dhe ekonomike, në kurriz të shëndetit. Austria e hapi jetën publike, megjithë një incidencë shtatëditore mbi 107 vetë për 100.000 banorë dhe shifra të ulëta vaksinimi. Dhe një situatë alarmuese të varianteve të virusit në Tirol. Shtete të tjera, si ato ballkanike as nuk i hyjnë diskutimit të rimbylljes së përkohshme.
Kancelarja Merkel deklaroi të enjten në Bundestag se nuk ka alternativë tjetër veç kufizimeve aktuale të lirisë, që të pengohet një valë e tretë e pandemisë. Ajo tha se për ta mbajtur në një nivel të menaxhueshëm numrin e infektimeve, nuk ka mjet më të butë se kufizimi konsekuent i kontakteve. Me një gjuhë të prerë Merkeli i quajti masat "të përshtatshme, të nevojshme dhe proporcionale".
Deri tani mbështetja në sondazhe për qeverinë ka qëndruar stabile: rreth 37 përqind për CDU/CSU, 15 përqind për socialdemokratët pjesë e koalicionit qeveritar, dhe 18-19 përqind për Të Gjelbrit në opozitë. Ashpërsimi i klimës politike tani në prag të zgjedhjeve mund të sjellë zhvillime interesante në balancën e forcave./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38