Flash News

Bota

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së dhe planin e rimëkëmbjes

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së dhe planin e

Hungaria dhe Polonia bllokuan miratimin e buxhetit të BE-së. Po ashtu është bllokuar edhe një fond për përballimin e krizës nga koronavirusi, në vlerë prej 750 miliardë euro. Të dyja shtetet, dolën kundër buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së me vlerë 1.8 trilion dollarë.

Pasi Hungaria dhe Polonia vendosën veton e tyre, takimi i përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare në Bruksel rezultoi i pasukseshëm.

Lidhur me këtë ngjarje, por dhe me respektimin e të drejtave të njeriut dhe standardeve demokratike në këto dy vende, BE ka nisur një hetim. Po ashtu këto dy vende janë përfolur për një sistem gjyqësor të korruptuar, për media jo të lira dhe shoqëri civile të nënshtruar ndaj pushtetit.

Të fundit