Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Në fund të nëntorit 2022 forcat speciale ukrainase arrestuan një agjent rus në kufirin me Hungarinë. Ky person kishte informacione sekrete që do të dërgoheshin në Hungari të memorizuara në një "USB" e të fshehur në anus. Aty gjendeshin informacione të vjedhura personale për drejtuesit dhe personelin e shërbimit informativ ukrainas, SBU dhe shërbimin ushtarak, GRU si edhe informacione sekrete për baza ushtarake, armë dhe logjistikën e ushtrisë ukrainase. Siç u mor vesh më vonë ky spiun do t'i dorëzonte këto informacione tek ambasada ruse në Budapest.
Gazetari Szabolcs Panyi e raportoi për portalin Balkan Insight arrestimin. Ai hulumton prej kohësh për aktivitetet ruse të spiunazhit në Hungari, dhe shprehet se ka frikë, që Budapesti mund të kthehet në një qendër spiunazhi të Rusisë në BE. Aktualisht punojnë 50 diplomatë të akredituar në kryeqytetin hungarez, kurse në Pragë Bratislavë e Varshavë së bashku jo më shumë se 20 vetë. "Dihet që shumë agjentë punojnë të maskuar si diplomatë, pasi gëzojnë imunitet dhe nuk lejohet të përndiqen nga autoritetet e vendit mikpritës", thotë gazetari.
Imunitet për një bankë
Krahas punonjësve të ambasadës ruse imunitet gëzojnë edhe punonjësit e një banke investimesh të themeluar në kohët sovjetike, IIB në Hungari. Qendra e bankës u zhvendos para tre vitesh nga Moska në Budapest dhe aty nuk ka frikë as nga hetimet, as gjykimi e as nga mbikqyrja financiare e autoriteteve hungareze. Që në njoftimin për shpërnguljen e bankës, opozita hungareze shprehu dyshim se në Budapest po bëhet zgjerimi i rrjetit të KGB-së. Edhe pa arsye kjo nuk është, po të kujtosh, se kreu i IIB është Nikolai Kosov, një njeri që vjen nga një familje spiunësh. Babai i tij ka qenë dikur rezident i KGB-së në Budapest, nëna e tij është vlerësuar nga agjencia ruse TASS "një nga spiunet më të veçanta të shekullit të 20-të".
Spiunet rusët veprojnë pa telashe
Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, shtetet e NATO-s, anëtare tek banka IIB, Bullgaria, Rumania, Çekia dhe Sllovakia deklaruan tërheqjen nga banka. Hungaria qëndroi. Përveç kësaj që nga fillimi i agresionit rus, të gjitha shtetet e BE janë të gatshme të dëbojnë spiunët rusë të maskuar si diplomatë. Hungaria jo.
Gazetari investigativ, Szabolcs Panyi di të numërojë disa raste, kur shërbimi informativ rus ka qenë aktiv në Hungari dhe kjo është pranuar pa protestë nga autoritetet hungareze. Një shembull për këtë është ish-eurodeputeti i partisë konservatore, Jobbik, Bela Kovacs, me pseudonimin "KGBela". Në prill të vitit 2014 ai u akuzua nga shërbimi i mbrojtjes kushtetuese në Hungari, por padia u ngrit vetëm në prill 2017. Dhe zgjati 8 vjet derisa u mor një vendim fuqiplotë. Në këtë kohë Kovacs mundi të largohej në Moskë, thotë Panyi në bisedë me DW.
Hakerat futen në Ministrinë e Jashtme hugareze
Nga hulumtimet e Panyi dhe të kolegëve del se hakerat rusë të paktën që nga viti 2012 kanë depërtuar herë pas here në rrjetet e IT-së dhe komunikimin e brendshëm të Ministrisë së Jashtme hungareze, edhe pas fillimit të luftës në Ukrainë. Qeveria hungareze nuk i ka konfirmuar incidente të tilla, por aleatët e Hungarisë e kanë ditur mirë, se sistemet e IT-së së ministrisë kanë qenë me virus. Për këtë shkak ata i ndajnë me kujdes informacionet me Hungarinë. Rreziqe sjell edhe natyralizmi i hungarezëve etnikë nga Ukraina dhe "rregullorja e vizës së artë". Ajo parashikonte që me blerjen e bondeve për qëndrim në Hungari në vlerë 300.000 euro plus 60.000 euro kosto të procesit administrativ mund të merrje një vizë 5-vjeçare Shengen. Ky program filloi në vitin 2013 dhe me presion të BE-së u mbyll katër vite më vonë.
Bashkë me grupin investigativ Molfar, që bën investigime në fushën ushtarake për Europën Lindore, Panyi dhe kolegët zbuluan rastin e Andrej Naryshkinit. djali i Sergej Naryshkini, kreut të shërbimit informativ të jashtëm të Rusisë, SWR, erdhi me një vizë të tillë "të artë" në Budapest bashkë me familjen, ku mund të jetonte i pashqetësuar. Apartamenti i Naryshkinit ishte regjistruar si pronë kompanie e një biznesmeni, që prej dhejtë vitesh është i lidhur ngushtë me Antal Rogan, drejtues i zyrës së kabinetit të kryeministrit Orban. Rogan ka qenë përgjegjës për sektorin e vizës së "artë" nga viti 2017 dhe më pas në vitin 2015 drejtues i kabinetit të Orbanit. Sipas të dhënave të Transparency International kompanitë që anë të afërta me partinë Fidesz të Orbanit kanë fituar nga kjo tregti me vizat 411 milionë euro. Edhe marrja e nënshtetësisë nga hungarezët etnikë paraqiste rreziqe, kur ndodhte që kontrollet të mos bëheshin si duhet dhe nënshtetësinë e merrnin edhe persona që nuk flisnin hungarisht.
Varësi nga Rusia
Panyi dhe kolegët e tij kanë hulumtuar edhe sfondin emarrëdhënieve të ngushta të qeverisë së Orbanit me Putinin dhe kanë arritur në përfundimin se Moska e ka bërë të shantazhueshme qeverinë e Orbanit përmes varësisë nga lëndët djegëse fosile ruse dhe sipërmarrjeve të përbashkëta në sektorin e energjisë si edhe me zgjerimin e centralit atomik energjitik në Paks që po ngrihet me ndihmën e teknologjisë ruse dhe financimit rus.
"Bashkëpunimet në sektorin e ekonomisë energjitike, por edhe aktivitetet e shërbimit informativ rus në Hungari kanë rrënjë historike", thotë Panyi. Për shkak se energjia me çmim të ulët ka relevencë sistemore në modelin ekonomik të Hungarisë por edhe atë europian, nuk ka pasur ndonjëherë vënie në pikëpyetje të saj. Përkundrazi, kjo është parë si avantazh për Hungarinë si vend biznesi dhe ka bërë që të gjithë partitë qeverisëse në Hungari të kërkojnë marrëdhënie të mira me Rusinë. Kësaj i shtohet që pjesë të elitës politike dhe ekonomike kanë studiuar shpesh në Rusi dhe janë martuar me ruse ose rusë. Edhe këto e kanë forcuar ndikimin rus në Hungari./ DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38