Flash News

Bota

Hungaria u thotë ‘lamtumirë’ maskave anti-Covid

Hungaria u thotë ‘lamtumirë’ maskave anti-Covid

Hungaria do të heqë shumicën e masave anti-COVID-19, duke përfshirë karantinën gjatë natës, sapo numri i të vaksinuarve do të arrijë 5 milionë këtë fundjavë, tha të Premten Kryeministri Viktor Orban.

Orban i tha radios shtetërore se maskat nuk do të ishin më të nevojshme në publik, dhe tubimet e deri në 500 njerëz mund të mbahen në ambiente të hapura.

"Kjo do të thotë që ne kemi mundur valën e tretë të pandemisë," tha Orban, duke shtuar se ka ardhur koha për t'i thënë "lamtumirë maskave" në vendet publike.

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka aprovuar dhe përdorur vaksina ruse dhe kineze në sasi të mëdha para se Agjencia Evropiane e Barnave t'i shqyrtojë ose miratojë ato.

Të fundit