Flash News

Bota

I akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Nicolas Sarkozi pritet të dalë sot në gjykatë

I akuzuar për korrupsion dhe abuzim me pushtetin, Nicolas Sarkozi pritet

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy, pritet të dalë para Gjykatës këtë të hënë pasi akuzohet për korrupsion dhe abuzim me pushtetin.

Sarkozy do të përballet me 10 vjet burg nëse shpallet fajtor për korrupsion, mëgjithëse kjo nuk është here e parë që ish-presidenti përballë me gjyq për korrupsion në Francë.

Sarkozy është akuzuar për përpjekje për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjyqtar në lidhje me një hetim që e përfshinte atë në 2014. Ai do të gjykohet në një gjykatë të Parisit së bashku me avokatin e tij, Thierry Herzog, 65 vjeç dhe gjyqtarin, Gilbert Azibert, 73 vjeç.

Ata mohojnë çdo keqbërje, Sarkozy dhe Herzog dyshohen se i kanë premtuar gjyqtarit Azibert një punë në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim të dyshuar për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007.

Në vitin 2014, Sarkozy dhe Herzog përdorën telefona të fshehtë për të zhvilluar biseda private sepse kishin frikë se bisedat e tyre po përgjoheshin.

 Sarkozy dhe Herzog shpjeguan se ata i blenë telefonat për të shmangur shënjestrimin e përgjimeve të paligjshme. Gjyqtarët hetues, megjithatë, dyshojnë se ata në të vërtetë donin të shmangnin përgjimin nga hetuesit.
 Sarkozy ka argumentuar se ai nuk ka ndërhyrë për të ndihmuar gjuqyarin Azibert, i cili kurrë nuk e mori punën dhe doli në pension në 2014.

Gjyqtarët hetues konsiderojnë se posa të jetë ofruar një marrëveshje, ajo përbën një vepër penale edhe nëse premtimet nuk janë përmbushur.

 "Unë nuk dua që gjërat që nuk bëra të mbaheshin kundër meje. Francezët duhet të dinë ... se unë nuk jam një person i keq," i tha ai transmetuesit të lajmeve BFM më parë këtë muaj. Ai tha se po përballej me gjyqin me një humor "luftarak”.

Kjo është hera e parë në historinë e Francës moderne që një ish-president përballet me gjyqin për korrupsion në Francë.

Paraardhësi i Sarkozy, Jacques Chirac, u shpall fajtor në 2011 për keqpërdorim të parave publike, prishje të besimit dhe konflikt interesi dhe u dha një dënim me  dy vjet burg për veprime gjatë kohës së tij si kryetar i Parisit.

Emri i Sarkozy është shfaqur për vite në disa hetime të tjera gjyqësore. Pretendimet, të cilat përfshijnë financimin e paligjshëm të fushatës së tij 2007 nga diktatori i atëhershëm libian Moammar Gadhafi, hodhën një hije mbi përpjekjen e rikthimit të Z. Sarkozy për zgjedhjet presidenciale 2017.

Pasi nuk arriti të zgjidhej si kandidat nga partia e tij konservatore, ai u tërhoq nga politika aktive.

Sarkozy mbeti figura më e popullarizuar mes votuesve të djathtë francezë në vitet e fundit. Kujtimet e tij botuar këtë vit, “Koha e Stuhive”, ishte një nga më të shiturit për javë të tëra.

Të fundit