Flash News

Bota

I dhanë avantazh Joe Biden, pse dështuan sondazhet në Amerikë

I dhanë avantazh Joe Biden, pse dështuan sondazhet në

Ndërsa amerikanët, por edhe mbarë bota, po presin rezultatin në disa shtetet e fundit se cili do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve, duket se ish-nënpresidenti Joe Biden po i afrohet më shumë fitores, se presidenti aktual Donald Trump.

Megjithatë, ajo çka ndër të tjera është diskutuar gjatë këtyre ditëve të procesit të numërimit të votave ka qenë edhe pasaktësia e sondazheve.

Në Amerikë, sondazhet parazgjedhore i dhanë shumë avantazh kandidatit demokrat, Biden, gjë që ndonëse ka përparësi, dy kandidatët kanë patur gjatë gjithë procesit një diferencë të ngushtë.

Frank Luntz, një analist republikan dhe studiuesi i opinionit publik, thotë për BBC se pse disa sondazhe kanë gabuar parashikimet në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Sipas ekspertit, 19% e mbështetësve të Trump "ishin të pandershëm me miqtë dhe familjen e tyre", krahasuar me "9% të mbështetësve të Biden që vepruan në të njëjtën mënyrë".

Rreth 19 për qind e votuesve të Trump nuk ishin të sinqertë, madje edhe me miqtë e tyre dhe anëtarët e familjes. E njëjta gjë mund të thuhet për vetëm 9 për qind të votuesve të Joe Bidenit.

Kishte një nivel shqetësimi ose frike se si mund të trajtoheshin nëse të tjerëve u thuhej se kënd e preferonin president. Disa madje kishin frikë nga hakmarrja nëse pranonin të votonin për Trump. Kjo është gjëja e parë në lidhje me sondazhet.

Gjëja tjetër është se votuesit e Trumpit nuk donin të merrnin pjesë në sondazhe, ata thjesht refuzuan të bashkëpunojnë me anketuesit ”, tha Luntz

Edhe në vitin 2016, kur përballë Trump kandidonte Hillary Clinton sondazhet gabuan.

 

Të fundit