Flash News

Bota

I diplomuar për inxhinieri, kush është autori që qëlloi me armë në darkën e Trump me gazetarët

I diplomuar për inxhinieri, kush është autori që qëlloi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pranë një prej eventeve më të rëndësishme mediatike në SHBA, darkës vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar panik dhe ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit.

Presidenti Donald Trump u shoqërua jashtë skenës për arsye sigurie, ndërsa më pas konfirmoi se një i dyshuar është arrestuar. Sipas tij, incidenti nisi kur një person i armatosur tentoi të depërtonte në një pikë kontrolli sigurie.

“Personi është në pranga dhe autoritetet po kontrollojnë banesën e tij në Kaliforni. Bëhet fjalë për një individ me probleme të rënda,” deklaroi Trump, duke e cilësuar situatën si serioze, por të menaxhuar me shpejtësi.

Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, i dyshuari është një 31-vjeçar nga Kalifornia, me formim në inxhinieri dhe diplomë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni. Hetimet janë ende në zhvillim për të kuptuar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje të reja mbi sigurinë në eventet me profil të lartë në kryeqytetin amerikan, ndërsa autoritetet federale vijojnë kontrollet dhe verifikimet për lidhje të mundshme të të dyshuarit.

Të fundit