Flash News

Bota

I doli emri në dosjen “Epstein”, arrestohet ish-Princi Andrew, vëllai i Mbretit Charles III

I doli emri në dosjen “Epstein”, arrestohet ish-Princi Andrew,

Ish-Princi Andreë Mountbatten-Windsor është arrestuar nën dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. BBC raporton se vëllai i Mbretit Charles III ndodhet në paraburgim.

“Pas një vlerësimi të plotë, tani kemi hapur një hetim mbi këtë pretendim për sjellje të keqe në detyrë publike. Është e rëndësishme që të mbrojmë integritetin dhe objektivitetin e hetimit tonë ndërsa punojmë me partnerët tanë për të hetuar këtë vepër të dyshuar penale. Ne e kuptojmë interesin e rëndësishëm publik në këtë rast dhe do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur”, deklaroi ndihmës Shefi i Policisë Oliver Wright.

Andrew ishte mik i financieri të dënuar për keqbërje seksuale Jeffrey Epstein për shumë vite — edhe para se Epstein të burgosej për parë prostitucion me të mitur. Ai ishte fotografuar me Epstein në Central Park në vitin 2010, edhe pas dënimit të tij, gjë që tërhoqi vëmendje ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara, përmes disa komitetesh të Kongresit, kanë kërkuar që Andrew të japë dëshmi për lidhjen e tij me Epstein, duke përmendur materiale të dokumentuara në dosje.

Sipas dokumenteve të fundit, email‑et sugjerojnë se Andrew ndau me Epstein informacione konfidenciale zyrtare nga pozicioni i tij si përfaqësues tregtar, gjë që ka ngritur shqetësime edhe për etikë apo shkelje të besimit zyrtar.

Të fundit