Flash News

Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë

Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Kroacinë qendrore mëngjesin e sotëm me një epiqendër rreth 50 kilometra në juglindje të kryeqytetit Zagreb, sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.

Derimëtani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, shkruan Reuters.

"Nuk kemi ende raporte të tilla por është e mundur që një tërmet i tillë mund të shkaktojë dëme materiale në zonën e epiqendrës, e cila ishte në afërsi të qytetit të Petrinja," tha sizmologu Kresimir Kuk për radion shtetërore.

Tërmeti u pasua nga një pas tronditje që regjistroi 4.9 ballë sipas të dhënave të EMSC.

Bozidar Skrinjaric, kreu i bashkisë Pokupsko, një zonë afër epiqendrës me rreth 3,000 banorë, tha se njerëzit vrapuan në rrugë kur goditën tërmetet.

"Asnjë ndërtesë nuk u shemb, por njerëzit thanë se panë disa çarje në ndërtesa dhe pllaka të dëmtuara," tha ai.

Në mars, një tërmet me madhësi 5.3 goditi Zagrebin duke shkaktuar një vdekje dhe plagosjen e 27 personave.

Të fundit