Flash News

Bota

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, dyshohet për një viktimë

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, dyshohet për një

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tërmeti 6.3 i shkallës rihter që goditi Kroacinë në mesditën e sotme.

Siç raportojnë mediat lokale, deri në këto momente si pasojë e lëkundjeve ka humbur jetën një i mitur.

Sipas vlerësimeve të para të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), epiqendra e tërmetit ishte në zonën rreth Petrinjës, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Zagrebit, një rajon tashmë i goditur tërmeti ditën e djeshme.

Mediat flasin për dëmë të mëdha materiale në Petrinja, ndërtesa të shembura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe linjave telefonike. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, por edhe në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.

Njerëzit janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë dhe në hapësira të hapura. Ushtria Kroate është mobilizuar për të siguruar ndihmë, të paktën 300 ushtarë u nisën për në Petrinja, ku u regjistrua tërmeti. 

Të fundit