Flash News

Bota

I morën peng, banda kriminale liron stafin e televizionit publik në Ekuador, plagosen dy punonjës

I morën peng, banda kriminale liron stafin e televizionit publik në

Disa persona të maskuar dhe të armatosur hynë në një studio televizive në Ekuador dhe mbajtën peng stafin për disa orë. Grupi u largua më vonë duke lënë dy punonjë stë plagosur.

Sipas policisë, 13 anëtarë të bandës u arrestuan. Ata hynë në transmetimin live të televizionit publik TC në qytetin e Guayaquil. Ngjarja ndodhi pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme 60-ditore. Deri tani të paktën 10 persona janë vrarë.

Urgjenca u shpall pasi një gangster famëkeq u arratis nga qelia e burgut.

Është e paqartë nëse incidenti në studion televizive në Guayaquil lidhej me zhdukjen nga një burg në të njëjtin qytet të bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito siç njihet më mirë.

Në Perunë fqinje, qeveria urdhëroi vendosjen e menjëhershme të një force policore në kufi për të parandaluar çdo kalim paqëndrueshmërie në vend.

Të fundit