Flash News

Bota

Atentati ndaj Trump, sulmuesi kishte edhe lëndë shpërthyese në makinë dhe banesë

Atentati ndaj Trump, sulmuesi kishte edhe lëndë shpërthyese

Sulmuesi nga tubimi i ish-presidentit Donald Trump të shtunën kishte lëndë shpërthyese brenda makinës dhe banesës së tij, sipas burimeve të shumta të zbatimit të ligjit, raporton CNN.

FBI e ka identifikuar personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Sipas autoriteteve në ShBAm ai qëlloi të shtëna të shumta nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Autoritetet përdorën armën për të ndihmuar në përcaktimin e identitetit të sulmuesit, pasi ai nuk kishte dokumente identifikimi, sipas burimeve të zbatimit të ligjit.

Të fundit