Flash News

Bota

Sulmi në Kremlin, Borrell paralajmëron Rusinë: Mos e përdorni si pretekst për të përshkallëzuar luftën

Sulmi në Kremlin, Borrell paralajmëron Rusinë: Mos e

Josep Borell ka paralajmëruar Rusinë që të mos e përdorë “sulmin e pretenduar” me dron për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian tha në një konferencë për shtyp se shqetësimi i BE-së është që “sulmi” mund të përdoret si justifikim për të rekrutuar njerëz të tjerë, më shumë ushtarë dhe të bëjë më shumë sulme ndaj popullit ukrainas.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të supozuar si një justifikim për të vazhduar përshkallëzimin e luftës.”

“Kjo është ajo që na shqetëson se mund të përdoret për të justifikuar më shumë rekrutimin e njerëzve, më shumë ushtarë, më shumë sulme ndaj Ukrainës.”

Borrell tha: “Kam dëgjuar presidentin Zelenskiy; Presidenti Zelenskiy tha qartë se Ukraina nuk është e përfshirë në sulme, se ata po mbrojnë vendin e tyre, por po luftojnë në tokën e tyre, se nuk po sulmojnë tokën ruse."

 

 

 

Të fundit