Flash News

Bota

Tërmeti në Kroaci, konfirmohen pesë viktima, mes tyre edhe një 12-vjeçare

Tërmeti në Kroaci, konfirmohen pesë viktima, mes tyre edhe

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka goditur Kroacinë qendrore, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se deri tani janë konfirmuar pesë humbje jete mes tyre edhe një fëmijë.

Një vajzë 12-vjeçare u vra në Petrinja, kurse një grua u nxor e gjallë nga rrënojat.

Kryetari i qytetit pranë Glina tha se katër persona kishin humbur jetën atje.

Kryebashkiaku i Petrinja tha se rreth gjysma e qytetit ishte shkatërruar dhe njerëzit se po vijon puna intensive për të nxjerrë shumë të tjerë nga rrënojat.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin kroat Zagreb, në Bosnje dhe Serbinë fqinje, madje deri në Itali raporton BBC.

Ndërsa kryebashkiaku fliste para gazetarëve në Petrinja, ku banojnë rreth 20,000 njerëz, toka u drodh sërish nga paslëkundjet.

Të fundit