Flash News

Bota

Tërmeti në Turqi/ Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 114 viktima dhe 1.035 persona të plagosur

Tërmeti në Turqi/ Përfundojnë operacionet e

Kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në provincën e Izmirit në Turqi disa ditë pasi një tërmet me madhësi 6.6 të shkallës Rihter tronditi rajonin e Egjeut.

Në Twitter, Mehmet Gulluoglu, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), falënderoi punëtorët dhe vullnetarët që shërbyen në përpjekjet e kërkim-shpëtimit në krahinë.

Numri i të vdekurve ka shkuar në 114 persona, ndërsa 137 qytetarë janë duke marrë trajtim dhe 898 kanë dalë nga spitali, shkruan Anadolu Agency.

Sipas deklaratës së bërë nga AFAD, pas tërmetit më 30 tetor, u regjistruan gjithsej 1,713 pas goditje, 45 prej të cilave ishin me magnitutë 4.

Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, duke përfshirë tërmetin me madhësi 7.6 në  Marmara në vitin 1999.

Të fundit