Flash News

Bota

Sulmi raketor ndaj Polonisë i qëllimshëm të testuar NATO-n?

Sulmi raketor ndaj Polonisë i qëllimshëm të testuar NATO-n?

Hera e fundit që NATO thirri Nenin 5 ishte në vitin 2001, një ditë pasi kullat binjake të Nju Jorkut u sulmuan. Neni "të gjithë për një dhe një për të gjithë" i traktatit të NATO-s kërkon që aleanca të veprojë së bashku nëse një anëtar sulmohet.

Këtë herë nuk do të nxitohet. Armiku nuk është një grup terroristësh që fshihen në Afganistan, por një ish-superfuqi e armatosur bërthamore, e angazhuar aktualisht në luftë të plotë me një fqinj të mbështetur nga NATO.

Pentagoni thotë se nuk mund të konfirmojë raportet se Rusia ka sulmuar Poloninë. Pothuajse me siguri di shumë më tepër se kaq. Por zyrtarët evitojnë deklartat për të shmangur përshkallëzimin e situatës në Poloni.

Por për nëntë muaj Rusia ka arritur të shmangë goditjen e fqinjëve të Ukrainës. A ishte rastësi kjo kur liderët botërorë po takoheshin pa Vladimir Putin për G20 në Bali?

Mund të jetë një veprim i qëllimshëm i mohueshëm. Një sulm i bërë për t'u dukur si një aksident, duke testuar NATO-n ndërsa liderët botërorë janë mbledhur në anën tjetër të botës, shkruan Sky News.

Nëse është kështu, do të kërkojë një përgjigje. Çdo gjë më pak do të ishte një shenjë dobësie dhe kjo mund të inkurajonte Rusinë të ndërmarrë më shumë sulme provokuese në të ardhmen. Por reagimi i tepërt rrezikon përshkallëzim të rrezikshëm.

Të fundit