Flash News

Bota

Sulmi rus në bllokun e apartamenteve, shkon në 35 numri i viktimave në Dnipro

Sulmi rus në bllokun e apartamenteve, shkon në 35 numri i viktimave

Rusia sulmoi dje një objekt banimi në Dnipro. Mediat e huaja raportojnë se bilanci i viktimave është rritur në 35. Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënoja u shuan me shpejtësi.

Sulmi erdhi pasi Rusia dhe Bjellorusia filluan stërvitjet e përbashkëta të forcave ajrore, duke nxitur frikën në Kiev dhe perëndimin se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Ndërkohë më shumë se 30 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital, 12 në gjendje të rëndë.

Mendohet se 30 deri në 40 persona mund të mbeten ende të bllokuar nën rrënoja Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se blloku i apartamenteve u godit nga një raketë ruse Kh-22.

Të fundit