Flash News

Bota

Sulmi rus në Ukrainë, Blinken do të vizitojë Evropën

Sulmi rus në Ukrainë, Blinken do të vizitojë Evropën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të fillojë një tur takimesh me gjashtë vende nëpër Evropë gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, ndërsa konflikti në Ukrainë intensifikohet.

Gjatë këtij udhëtimi, ai do të vizitojë krerët e NATO-s dhe BE-së në Bruksel, si dhe zyrtarë nga Polonia, Moldavia, Letonia, Lituania dhe Estonia.

Në një dalje për mediat të mërkurën, Blinken tha se kriza po bëhej "një kërcënim për stabilitetin në Evropë dhe për të gjithë rendin e bazuar në rregulla" të botës.

Ai shprehu shqetësimin për sulmet "pa dallim" nga forcat ruse dhe "retorikën provokuese për armët bërthamore".

"Kjo është lufta e Presidentit Putin. Nuk është lufta e popullit rus," tha ai.

"Mesazhi im për rusët, nëse ata madje janë në gjendje ta dëgjojnë atë... ne e dimë se shumë prej jush nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë”.

Të fundit