Flash News

Bota

Sulmi terrorist në Ankara: 4 viktima dhe 14 të plagosur, dy nga agresorët eleminohen

Sulmi terrorist në Ankara: 4 viktima dhe 14 të plagosur, dy nga

Dëshmitarët e sulmit terrorist në Ankara kanë treguar se punonjësit brenda ndërtesës së kompanisë ajrore TUSAS u evakuuan dhe u çuan në një strehë të sigurt pas ngjarjes. Ata konfirmuan se askush nuk u lejua të largohej për një kohë të caktuar për shkak të situatës së rrezikshme.

Sipas raportimeve nga mediat turke, dy terroristë janë neutralizuar, ndërsa njëri dyshohet se mban pengje brenda ndërtesës së linjës ajrore shtetërore turke. Gjendja vazhdon të jetë e tensionuar dhe forcat e sigurisë janë në gatishmëri të plotë.

Selim Çırpanoglu, kreu i provincës Kahramankazan, ka deklaruar se forcat e sigurisë po përpiqen intensivisht për të siguruar lirimin e pengjeve dhe stabilizimin e situatës. Sulmi konsiderohet një goditje e rëndë për sigurinë në Turqi, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë dhe kompleksi industrial mbetet i rrethuar nga forcat e sigurisë.

 

Të fundit