Flash News

Bota

Sulmi terrorist në Vjenë, qeveria urdhëron mbylljen e dy xhamive në Austri

Sulmi terrorist në Vjenë, qeveria urdhëron mbylljen e dy xhamive

Qeveria austriake urdhëroi mbylljen e dy xhamive pasi autoritetet kanë të dhëna se kanë qenë të frekuentuara nga një militant i ISIS, i përfshirë në sulmin terrorist në 2 nëntor në Vjenë.

Sipas mediave vendase, dy xhamitë ndodhen në periferi të Vjenës, Melit Ibrahim në rrethin Otakring dhe tjetra Tewhid në zonën Majdling.

Ministrja e Integrimit e Austrisë, Susanne Raab, tha se agjencia vendase e inteligjencës BVT ka vlerësuar se “vizita në këto xhami e ka përshpejtuar radikalizimin e sulmuesit”.

Dy gra dhe dy burra janë vrarë dhe 23 janë plagosur gjatë sulmit mbrëmjen e së hënës së kësaj jave.

Të fundit