Flash News

Bota

In Memoriam 2022: Yjet dhe ikonat që u shuan këtë vit

In Memoriam 2022: Yjet dhe ikonat që u shuan këtë vit

Ja disa nga emrat e kulturës, argëtimit dhe artit që kemi humbur këtë vit dhe që do të na mungojnë.

 

Sidney Poitier, u bë aktori i parë me ngjyrë që fitoi një çmim Oscar për interpretimin më të mirë kryesor vdiq në fillim të këtij vjeç, 94 vjeç.

Aktori fitues i çmimeve Gaspard Ulliel, i njohur për portretizimin e Yves Saint Laurent, vdiq në një aksident me ski në fillim të vitit, në moshën 37-vjeçare.

Aktorja italiane Monica Vitti – e quajtur mbretëresha e kinemasë italiane – vdiq në shkurt të këtij viti, në moshën 90-vjeçare.

Betty Davis, këngëtarja dhe ish-bashkëshortja e legjendës së xhazit Miles Davis vdiq në shkurt të këtij viti në moshën 77-vjeçare.

Ylli i YouTube dhe sipërmarrësi i platformës muzikore Jamal Edwards vdiq në moshën 31-vjeçare në shkurt.

Aktori Ray Liotta, një legjendë për shumë njerëz për shkak të rolit të tij si Henry Mill në Goodfellas të Martin Scorsese, vdiq këtë vit në moshën 67-vjeçare, ndërsa xhironte projektin e tij të fundit në Republikan Domenikane.

Paul Sorvino, i cili luajti së bashku me James Caan dhe Ray Liotta, më i njohur për rolin e djalit të ashpër Paulie Cicero (Big Pauly) në Goodfellas dhe rreshterit të policisë së Nju Jorkut Phil Cerreta në Law & Order, vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 83-vjeçare.

 Të enjten më 8 shtator 2022, Familja Mbretërore njoftoi se Mbretëresha Elizabeth II vdiq paqësisht në Kalanë Balmoral, në moshën 96-vjeçare.

Elizabeth Alexandra Mary Windsor, e cila erdhi në fron në vitin 1952, u bë monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Maxi Jazz, vokalisti kryesor i grupit britanik të muzikës elektronike Faithless dhe i njohur për hitet si God Is a DJ dhe Insomnia, vdiq në moshën 65-vjeçare këtë muaj.

Këtë muaj, kantautorja Christine McVie nga grupi Fleetwood Mac, e cila shiti dhjetëra miliona disqe gjatë viteve të pikut komercial nga 1975 deri në 1980, vdiq 79 vjeç.

Të fundit