Flash News

Bota

Inteligjenca amerikane: Putin i sëmurë me kancer, në mars i shpëtoi një atentati

Inteligjenca amerikane: Putin i sëmurë me kancer, në mars i

Presidenti rus Vladimir Putin u trajtua për kancer të avancuar në prill, sipas raporteve nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

Zyrtarë të nivelit të lartë amerikan nga tre departamente të veçanta i thanë gjithashtu Newsweek se Putin i kishte mbijetuar një atentati në mars.

Megjithatë, raportet sqarojnë se për shkak të izolimit të Putinit është e vështirë për ta që të vlerësojnë me saktësi gjendjen e tij shëndetësore.

Zyrtarët paralajmëruan se vdekja e Putinit do të çonte në 'kaos' politik. Një burim tha: "Një vakum pushteti pas Putinit mund të jetë shumë i rrezikshëm për botën."

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov hodhi poshtë aludimet se Putin ishte i sëmurë në një intervistë në TV francez fundjavën e kaluar.  

Spekulimet kanë qenë të vazhdueshme për shëndetin e Putinit pas shenjave të trupit në takimet e publikuara me politikanë rusë.

Në takimin e Putinit me ministrin rus të mbrojtjes Sergey Shoigu më 21 prill, ai u pa duke u shtrirë dhe duke kapur tryezën me njërën dorë duke ndezur spekulime për një diagnozë të mundshme të Parkinsonit.

Ai u pa gjithashtu i shfaqur i fryrë nw fytyrw më 9 maj në një event të Ditës së Fitores.

Kreu i inteligjencës së Ukrainës, gjenerali Kyrylo Budanov, i tha Sky News në maj se Putin ishte në një "gjendje shumë të keqe psikologjike dhe fizike dhe ai është shumë i sëmurë".

Të fundit