Flash News

Bota

Inteligjenca britanike: Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e ukrainasve në lajme dhe informacione të besueshme

Inteligjenca britanike: Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha sot se inteligjenca ka treguar se Rusia po kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet e pavarura.

“Rusia ndoshta po synon infrastrukturën e komunikimit të Ukrainës në mënyrë që të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria.

Dje Rusia sulmoi një ndërtesë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars.

“Qasja ukrainase në internet ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpritet si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse në infrastrukturë. Gjatë javës së kaluar, ndërprerjet e internetit janë raportuar në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv", shtoi ministria.

Javën e kaluar, Rusia miratoi një ligj që kriminalizon publikimin e lajmeve të konsideruara të rreme nga autoritetet, duke censuruar më tej shtypin rus dhe duke kufizuar zërat kundërshtues.

Të fundit