Flash News

Bota

Inteligjenca britanike: Rusia po mbledh forcat rezervë pranë Ukrainës për ofensivën e ardhshme

Inteligjenca britanike: Rusia po mbledh forcat rezervë pranë

Rusia po lëviz forcat rezervë nga i gjithë vendi dhe po i mbledh ato pranë Ukrainës për operacione të ardhshme sulmuese, paralajmëroi të shtunën inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.

Një pjesë e madhe e njësive të reja të këmbësorisë ruse ndoshta po vendosen me automjete të blinduara MT-LB të marra nga magazinimi afatgjatë si transporti i tyre kryesor, tha Ministria e Mbrojtjes e Britanisë në Tëitter.

 Paralajmërimi vjen një ditë pasi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov u largua nga bisedimet e G20 në Indonezi mes kritikave për luftën në Ukrainë, shkruan Reuters.  

 

Të fundit