Flash News

Bota

Inteligjenca e Ukrainës: Rusia planifikon në 9 maj paradën e fitores në Mariupol

Inteligjenca e Ukrainës: Rusia planifikon në 9 maj paradën e

Rusia po përgatit një paradë ushtarake në portin e rrethuar prej kohësh të Mariupolit në 9 maj, ditën kur Moska feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste, tha të mërkurën inteligjenca ukrainase.

Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase (GUR), nënkryetari i administratës presidenciale ruse Sergei Kirienko mbërriti në Mariupol për t'u përgatitur për paradën.

Misioni kryesor i zyrtarit të zotit Putin është të përgatisë ceremonitë e 9 majit”, thuhet në një deklaratë të GUR në Telegram.

Mariupol, një qytet port në Ukrainën juglindore, "do të bëhet një qendër festimesh", thuhet në deklaratë. “Rrugët kryesore të qytetit po pastrohen urgjentisht, po largohen mbeturinat dhe trupat e të vdekurve, si dhe municionet e pashpërthyera”, thuhet në deklaratë.

Shikuesit rusë do të shohin raporte mbi "gëzimin" e banorëve të Mariupolit me ardhjen e rusëve në qytetin e tyre, shtoi ai. v

I pyetur për përgatitjet për 9 majin, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu nuk përmendi në mënyrë eksplicite mundësinë e një parade të tillë në Mariupol.

Mariupol është pothuajse tërësisht nën kontrollin e ushtrisë ruse, me përjashtim të fabrikës së madhe të çelikut Azovstal, ku ndodhen luftëtarët dhe civilët e fundit ukrainas./AFP 

Të fundit