Flash News

Bota

Intervista e Putinit me komentuesin amerikan Carlson kritikohet si propagandë

Intervista e Putinit me komentuesin amerikan Carlson kritikohet si

Intervista e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, me Tucker Carlson, komentuesin amerikan i cili ka bërë emër duke përhapur teori konspiracioni dhe e ka vënë në pikëpyetje mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, është kritikuar ashpër pse i është dhënë platformë propaganduese liderit rus në intervistën e tij të parë me një gazetar amerikan prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para gati dy vjetëve.

Gjatë intervistës, Putini përsëri pretendoi se Ukraina ishte kërcënim për Rusinë, sepse Perëndimi po e tërhiqte këtë vend drejt NATO-s – gjë që është mohuar plotësisht nga aleanca ushtarake – derisa i ka shmangur temat si, lufta e tij brutale ndaj shoqërisë civile dhe lirisë së shprehjes në Rusi.

Putini i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara t’i bëjnë trysni Kievit t’i ndalë luftimet dhe të arrijë marrëveshje me Rusinë, e cila e ka pushtuar një të pestën e Ukrainës.

Carlson rrallëherë e sfidoi Putinin, i cili foli gjatë për historinë e Rusisë dhe Ukrainës, duke dështuar t’i përmendë akuzat nga grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë.

Edhe ndaj vetë Putinit ka urdhërarrest ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për dëbimin e jashtëligjshëm të fëmijëve ukrainas dhe dërgimin e tyre në Rusi gjatë luftës.

“Putini e dha mesazhin e tij ashtu siç dëshironte”, tha Ian Bremmer, ekspert politik nga Nju Jorku dhe president i Eurasiagroup.

Carlson është përballur me kritika për intervistimin e Putinit kur Qeveria e tij po e mban Gershkovichin dhe një tjetër gazetare amerikane, Alsu Kurmashevën e Radios Evropa e Lirë, në burg nën akuzat në lidhje me raportimet e tyre, të cilat të dy i mohojnë plotësisht. Rasti i Kurmashevës nuk u përmend në intervistë.

Për Gershkovichin, Putini tha se zyrtarët rusë dhe amerikanë janë duke biseduar dhe se ka përparim në këtë rast. Ai la të kuptohej se Moska e dëshiron që Gjermania ta lirojë Vadim Krasikovin, i cili u dënua më 2019 për vrasjen e një disidenti çeçen në Berlin, në këmbim të Gershkovichit.

“Ne kemi vullnet ta zgjidhim këtë, por ka kushte të caktuara që duhet të bisedohen. Unë besoj se mund të arrihet marrëveshje”, tha ai.

Komentuesi politik i ekstremit të djathtë, Tuchker Carlson, i cili e mbajti intervistën më 6 shkurt dhe e publikoi në uebsajtin e vet, e pyeti Putinin nëse ai mund ta parafytyronte Rusinë duke dërguar trupa brenda Polonisë./ REL

Të fundit