Flash News

Bota

Iraku i kërkon SHBA-ve të mos përdorë hapësirën e saj ajrore për sulme

Iraku i kërkon SHBA-ve të mos përdorë hapësirën e

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, i tha sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, se Iraku nuk duhet përdorur si bazë nisjeje për sulme në luftën me Iranin.

Iraku kufizohet me Iranin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme më 28 shkurt. Ai gjithashtu kufizohet me Gjirin Persik, të cilin Republika Islamike e Iranit e ka goditur me raketa dhe dronë.

Brenda disa orëve nga fillimi i konfliktit, aeroplanë luftarakë dhe raketa nga çdo drejtim mbushën hapësirën ajrore të Irakut.

Sudani theksoi në një bisedë telefonike me Rubio se “është e rëndësishme të sigurohet që hapësira ajrore, territori dhe ujërat e Irakut të mos përdoren për ndonjë veprim ushtarak që synon vendet fqinje apo rajonin”, sipas zyrës së mediave të kryeministrit.

Të fundit