Flash News

Bota

Irani kërcënon se do sulmojë anijen amerikane nëse kalon Ngushticën e Hormuzit

Irani kërcënon se do sulmojë anijen amerikane nëse kalon

Irani i dha një paralajmërim një anijeje ushtarake amerikane se do të sulmohet brenda 30 minutash nëse kalon Ngushticën e Hormuzit, raporton televizioni shtetëror, shkruan Sky News. 

Anija u tërhoq pas paralajmërimit, thotë një zyrtar i lartë ushtarak iranian.

Nuk është e qartë se çfarë veprimesh ndërmori anija ose ku ndodhet.

Axios më parë raportoi se disa anije të Marinës Amerikane kaluan ngushticën në një veprim që nuk ishte i koordinuar me Iranin.

Donald Trump duket se e konfirmoi këtë duke shtuar se ushtria amerikane kishte filluar të lironte ngushticën.

Megjithatë, Irani ka mohuar se ka kaluar ndonjë anije amerikane.

Të fundit