Flash News

Bota

Irani sulmon Izraelin, lëshon mbi 200 raketa

Irani sulmon Izraelin, lëshon mbi 200 raketa

Pothuajse 200 raketa janë lëshuar nga Irani në Izrael, sipas radios së ushtrisë izraelite.

Për momentin është e paqartë se sa prej tyre kanë arritur ndonjë objektiv, me shumicën e raporteve nga dëshmitarët që tregojnë raketat që fluturonin sipër.

Garda revolucionare iraniane tha se lëshimet e raketave janë në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh nga Izraeli, i cili u vra në Teheran në korrik dhe javën e kaluar, vrasjen në Liban të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah dhe revolucionarit iranian, zëvendës komandanti i gardës Abbas Nilforoushan.

Izraeli ka mbyllur udhëtimin ajror brenda dhe jashtë vendit kurse Iraku, i cili shtrihet drejtpërdrejt në lindje të fqinjit lindor të Izraelit, Jordanisë, ka mbyllur hapësirën e tij ajrore, raporton Reuters.

Ende nuk është raportuar për persona të lënduar. Më herët SHBA paralajmëroi se pritej një sulm me raketa nga Irani drejt Izraelit. 

 

Të fundit