Flash News

Bota

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Vjenë

ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit terrorist në Vjenë të Austrisë, ku humbën jetën katër persona të pafajshëm dhe dy prej terroristëve u vranë, ndërsa 22 persona u plagosën.

Lajmi u konfirmua në një deklaratë nga Shteti Islamik, e shoqëruar me fotografinë e autorit të kësaj ngjarje nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullai, që ndryshe njihej me emrin “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej nga policia austriake.

Personi i armatosur ishte liruar nga burgu më pak se një vit më parë.

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Vjenë

Të fundit