Flash News

Bota

Italia del nga zona e kuqe vetëm për një ditë

Italia del nga zona e kuqe vetëm për një ditë
Foto Ilustruese

Italia ka dalë sot nga izolimi total që u vendos në kuadër të festave të fundivitit. Vetëm për sot, pra për një ditë të vetme në të gjithë Italinë do të aplikohen masat e zonës portokalli që lejojnë lëvizjen e banorëve brenda së njëjtës komunë dhe hapjen e bareve e restoranteve. Nga ora 22.00 deri në 5.00 vendi do të jetë në karantinë.

Më 5 e 6 janar rikthehet përsëri lockdown-i duke qënë se këto dy data janë festive në kalendarin zyrtar italian.
Dy janë mundësitë që qeveria italiane ka marrë në konsideratë për momentin, mbajtja masave që janë në fuqi deri më 15 janar, që do të thotë zonë e portokalltë gjatë ditëve të javës dhe izolim total i vendit në fundjavë, ose kthimi i vendit në zonë të verdhë që prej datës 7 janar e vendosja e lockdoë-nit në fundjavë.

Raporti i radhës i Institutit Suprem të Shëdetit Publik, pritet të publikohet më datë 7 ose 8 janar e do të ndihmoj qeverinë të ketë një kuadër më të plotë mbi situatën e emergjencës shëndetësore në vend.

Të fundit