Flash News

Bota

Italia miraton përdorimin e AstraZenecas

Italia miraton përdorimin e AstraZenecas
Foto ilustruese

Rregullatori i barnave italiane, AIFA tha të shtunën se kishte miratuar përdorimin e vaksinës anti-Covid të prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit.

Vendimi vjen një ditë pas dritës jeshile për këtë vaksinë nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Gjithashtu rekomandoi përdorimin e saj për moshat 18-55 vjeç. Rregullatori shtoi se treguesit e dhënë nga studimi treguan një nivel pasigurie në vlerësimin e funksionimit të vaksinës për njerëzit mbi moshën 55 vjeç

"Ardhja e një vaksine të tretë është një kontribut i rëndësishëm në fushatën e vazhdueshme të vaksinimit", tha Drejtori i Përgjithshëm i AIFA, Nicola Magrini.

Komisioni tekniko-shkencor i AIFA konfirmoi se vaksina AstraZeneca kishte një efikasitet prej rreth 60% dhe ishte "një mundësi shtesë e vlefshme" në luftën ndaj pandemisë.

 

 

 

 

 

 

Të fundit