Flash News

Bota

Italia përgatitet të pranojë 175 mijë refugjatë ukrainas

Italia përgatitet të pranojë 175 mijë refugjatë

Italia po përgatitet të pranojë deri në 175,000 refugjatë. Një projekt-dekret i parë nga Reuters pritet të miratohet nga kabineti më vonë sot.

Rreth 53,000 ukrainas, mes tyre 27,000 gra dhe 21,600 fëmijë, kanë mbërritur në Itali deri më tani pas pushtimit rus të vendit të tyre më 24 shkurt.

Me miliona ukrainas kanë lënë vendin e tyre për të shpëtuar nga lufta e cila ka gati rreth një muaj që po zhvillohet në Ukrainë. Të shumtë janë ata që vetë kanë qëndruar për të mbrojtur vendin dhe kanë nisur fëmijët apo dhe gratë në disa raste, në shtete fqinjë - në pritje për të përfunduar lufta.

 

Të fundit