Flash News

Bota

Izraeli do të vaksinojë me dozën e tretë të gjithë personat mbi 60-vjeç

Izraeli do të vaksinojë me dozën e tretë të gjithë

Kryeministri i Izraelit ka njoftuar se do të vaksinohen me dozën e tretë të gjithë personat mbi moshën 60-vjeç, duke u bërë një nga vendet e para në botë që mori një vendim të tillë.

Personat mbi 60-vjeç do të duhet të provojnë se kanë marrë dozën e dytë të vaksinës të paktën pesë muaj më parë.

Njoftimi vjen pas një rekomandimi nga ekipi i ekspertëve të caktuar nga qeveria për të mbikqyrur pandeminë.

Këshillat e ekspertëve u bazuan në të dhëna që tregonin dobësim të ndjeshëm të imunitetit me kalimin e kohës, raporton BBC.

Programi i vaksinimit të vendit ka fituar vlerësime për ritmet e tij të shpejta për popullsinë e rritur dhe fëmijët e moshës 12-vjeç e lart.

Të dhënat nga Izraeli mund të nxisin vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara për të dhënë një dozë të tretë përforcuese.

Të fundit