Flash News

Bota

Ja kur do t’i thotë lamtumirë Messi ekipit kombëtar

Ja kur do t’i thotë lamtumirë Messi ekipit kombëtar

Mediat argjentinase kanë nisur të shkruajnë për ndeshjen e fundit të futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi, para tifozëve vendas.

Sipas DSports, kjo do të ndodhë më 4 shtator, kur është planifikuar ndeshja kualifikuese kundër Venezuelës në stadiumin Monumental në Buenos Aires, dhe pesë ditë më vonë është planifikuar ndeshja në Ekuador.

“Na vjen keq me gjithë zemër, por nëse asgjë nuk ndryshon, do të jetë hera e fundit që Messi luan një ndeshje zyrtare me ekipin kombëtar argjentinas në Buenos Aires”.

“Nuk kemi më ndeshje zyrtare në Argjentinë dhe në vitin 2027, nëse plotësohen kushtet, do të jetë një ndeshje miqësore sepse nuk ka ndeshje zyrtare në plan”, shkruan media argjentinase.

Të fundit