Flash News

Bota

Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr

Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr

Prokurori i Përgjithshëm i Sh.B.A. William Barr, një nga aleatët më të afërt të Donald Trump, ka deklaruar se do të largohet nga posti para Krishtlindjeve, sipas njoftimit të presidentit.

 Mandati i Barr pritej të mbaronte në 20 Janar, kur Trump të linte detyrën, shkruan BBC.

 Tensionet midis të dyve shpërthyen pasi Barr tha se nuk kishte prova të mashtrimit të përhapur në votimet e nëntorit. Ai u kritikua nga Trump për mos zbulimin publik se departamenti i drejtësisë po hetonte djalin e Joe Biden gjatë fushatës.

Trump shkroi në Twitter për dorëheqjen e Barr duke thënë: "Marrëdhënia jonë ka qenë shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!"

Ai nuk dha më shumë detaje rreth rishikimit dhe vlerësoi arritjet e Trump në detyrë para se të mbaronte letrën duke thënë se ai do të largohet nga pozicioni i tij në 23 Dhjetor.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Rosen do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, tha Trump.

Jep dorëheqjen Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr

Të fundit