Flash News

Bota

Jo vetëm Covid-19, tajfuni kërcënon Lojërat Olimpike "Tokyo 2020"

Jo vetëm Covid-19, tajfuni kërcënon Lojërat Olimpike

Një tajfun mund të rrezikojë Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" javën e ardhshme. Stuhia e parashikuar mund të drejtohet në mënyrë të rrezikshme afër kryeqytetit të Japonisë të hënën.

Sipas New York Post, parashikuesit paralajmëruan se ekziston mundësia për zhvillimin e mundshëm të një stuhie tropikale.

Paralajmërimi i stuhisë nuk është pengesa e vetme për organizatorët e Lojërave Olimpike, pasi ata janë duke u përpjekur t'i mbajnë sa më të sigurt sportistët nga Covid-19.

Aktualisht stuhia ka mbërritur në Detin e Filipineve dhe pritet të zhvendoset në perëndim gjatë fundjavës. Sërfistët që do të garojnë në lojërat e "Tokyo 2020" më parë ishin të shqetësuar për valët e dobëta.

"Do të ketë valë të mira, ka një tajfun të fortë këtu në brigjet e Japonisë dhe ne e dimë që valët po bëhen gjithnjë e më të mëdha", tha presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Surfingut, Fernando Aguerre.

Të fundit