Flash News

Bota

Josep Borrell udhëton drejt Moskës pas dënimit të Navalnyt

Josep Borrell udhëton drejt Moskës pas dënimit të Navalnyt

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, do të udhëtojë drejt Rusisë ditën e sotme për një vizitë dy-ditore, e cila do të jetë udhëtimi i parë në Moskë nga një shef i politikës së jashtme të BE që nga viti 2017.

Pas reagimeve të ashpra kundër arrestimit dhe dënimit të Alexei Navalny, si nga Parlamenti Evropian ashtu edhe nga disa Shtete Anëtare, me sa duket Borrell do t’i kushtojë më shumë rëndësi kësaj teme gjatë vizitës së tij.

Të martën, Borrell deklaroi në një twitt se dënimi i Alexey Navalny bie ndesh me angazhimet ndërkombëtare të Rusisë për sundimin e ligjit dhe liritë themelore dhe kundër vendimit të KEDNJ-së, i cili e deklaroi këtë çështje arbitrare dhe të paarsyeshme, Borrell bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny.

Sipas axhendës paraprake, vizita do të sigurojë një mundësi për të zhvilluar diskutime të gjera me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe bashkëbiseduesit e tjerë rusë përpara diskutimit strategjik të Këshillit Evropian mbi marrëdhëniet BE-Rusi të planifikuar në mars.

Borrell do të trajtojë veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe në fqinjësi, rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore të Iranit, përgjigjen globale ndaj pandemisë së koronavirusit, ndryshimin e klimës, etj. Josep Borrell do të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile ruse dhe anëtarët e komunitetit akademik në Moskë.

Përpara vizitës, Borrell komentoi se marrëdhënia me Rusinë është një nga më të ndërlikuarat e BE dhe zhvillimet e fundit shërbejnë vetëm për të nënvizuar më tej nevojën që ai të vizitoj Moskën. Ai gjithashtu theksoi se përtej çështjeve të diskutimit ka edhe fusha në të cilat BE dhe Rusia bashkëpunojnë ose kanë nevojë të bashkëpunojnë më shumë dhe që kërkojnë vëmendjen urgjente.

Pas takimit të tyre të premten, Borrell dhe Ministri Lavrov do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Të fundit