Flash News

Bota

'Ju doni të vritemi pak nga pak', Zelensky i drejtohet ashpër perëndimit: Mbyllni qiellin për Ukrainën!

'Ju doni të vritemi pak nga pak', Zelensky i drejtohet

Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky i kërkoi sërish perëndimit për një zonë ndalim-fluturimi. Ai kërkoi aeroplanë mbrojtjës, ndërsa ashpërsoi tonet dhe tha se nëse kjo nuk ndodh “ju gjithashtu dëshironi që ne të vritemi ngadalë”.

“Mbyllni qiellin për Ukrainën! Mbyllni qiellin që të mos na godasin me raketa. Nëse nuk e bëni dot, të paktën na jepni avionë të mbrohemi vetë. Nëse nuk e bëni, ka një konkluzion, ju doni që ne të vritemi pak e nga pak. Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë dhe perëndimorë”, ka thënë ai.

Vendet e NATO-s deri më tani kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Sipas perëndimit, kjo do të shkaktonte një konflikt më të gjerë me Rusinë.

Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të nënkuptonte që forcat ushtarake, veçanërisht forcat e NATO-s do të angazhoheshin drejtpërdrejt për çdo avion rus dhe do të qëllonin mbi ta nëse është e nevojshme.

 

 

 

Të fundit